Si po shndërrohet bota e modës në industri maskash (VIDEO)

Me mbylljen e dyqaneve, shfaqjet e anuluara të modës dhe zinxhirët e shkatërruar globale të furnizimit, një pjesë e madhe e industrisë së modës po vuan humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tani stilistët dhe industria e modës po ndihmojnë gjithnjë e më shumë për të kapërcyer pamjaftueshmërinë e maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse personale (PPE) në disa nga vendet më të goditura.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se furnizimet e pajisjeve mjekësore mund të jenë të pamjaftueshme dhe se profesionistët mjekësorë detyrohen të përdorin të njëjtën maskë kur punojnë me më shumë pacientë dhe madje t’i bëjnë vetë, raporton CNN.

Guvernatori i New York-ut, Andreë Cuomo bëri një apel në Tëitter për ndihmë.

Ftesës së tij iu përgjigjën ofertat për të devijuar ekipet e prodhimit dhe të qepjes dhe burimet e papërdorura për t’u vërë në dispozicion.

Stilisti Christian Siriano u përgjigj duke postuar një klip të maskave të fytyrës të qepura, ndjekur nga Prabal Gurung dhe stilisti Brandon Maxëell, ndërkohë që dhe Lady Gaga e Michelle Obama njoftuan se po devijonin burimet drejt prodhimit të uniformave mjekësore.

Gjithashtu, edhe luksi veshjeve Karl Colletto, si dhe prodhuesi i kuzhinës Hedley & Bennett, tani prodhojnë maska.

Disa nga kompanitë më të mëdha në botë të modës po mbajnë peshën e prodhimit në pajisjet mbrojtëse personale, të tilla si H&M dhe Inditex. Konglomerati francez Kering ka njoftuar se dy markat e saj, Balenciaga dhe Yves Saint Laurent, po përgatiten të prodhojnë maska, Gucci dëshiron të bëjë dhe dhurojë 1.1 milion maska ​​dhe 55,000 pantallona të gjera mjekësore.

LVMH, e cila zotëron Louis Vuitton dhe Christian Dior, përdor zinxhirin e saj të furnizimit për të marrë 40 milion maska ​​ nga Kina. Prada tha se me kërkesën e autoriteteve në Toskana, ajo filloi prodhimin e 80,000 pantallona të gjera mjekësore dhe 110,000 maskave.

Edhe marka më pak të njohura po reagojnë gjithashtu. E tillë është Miroglio Group, e cila ka lëshuar serinë e parë të 10,000 maskave, me të cilat furnizojnë punonjës ambulancash, OJQ dhe gazetarë. Ata gjithashtu u japin përparësi të moshuarve. Kompania tha se ata kurrë nuk kishin prodhuar një maskë, por brenda disa orësh kishin mundur të krijonin një prototip. /tesheshi.com/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu