Si ra zjarri në spitalin covid? Mbërrijnë në Tetovë ekspertët gjermanë

Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 vik tima dhe 12 pacientë të lë nduar.

Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive nga njësiti i kriminalistikës (BKA). Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë.

Në detyrat speciale të cilat i punon BKA është edhe ekipi që punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi.

Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka një traditë 60 vjeçare të veprimit, me afro 7000 të punësuar, shkruan Alsat. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunoj me MPB-në dhe do ta ndihmojë hetimin që e udhëheq Prokuroria Themelore Publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu