Si të përgatisim në shtëpi një dezinfektant duarsh që vret 99% të mikrobeve

Si një masë e nevojshme profilaktike për këtë periudhë me prezencë të shtuar të formave virale (ndër to edhe të COVID-19) është edhe dezinfektimi i duarve me një solucion të veçantë me veprim shumë të mirë antiseptik.

Në Europë qarkullon me shumë emra tregëtar si: Germ-X, Purell, Clean Well, LinkDes, Neovel, Sagrotan, Amuchina etj.

Çfarë mund të bëjmë në një moment që nuk gjendet ky lloj solucioni dezinfektant në rrjetin e farmacive apo supermarkete?

Zgjidhja është e thjeshtë, të kërkoni në farmacinë tuaj këto 4 produkte:

1- 1 litër Alkool Etilik 96% … (jo nga ai i ÇNATYRUAR)

2- 1 flakon 100 ml Ujë i Oksigjenuar 3%

3- 1 flakon 50 ml glicerinë

4- Ujë i distiluar

Atëherë për të përgatitur 1 litër solucion dezinfektant për duart, të efektshëm dhe të një cilësie shumë të lartë nevojiten:

833 ml Alkool etilik 96 % + 15 ml Glicerinë + 42 ml ujë i oksigjenuar 3% dhe së fundmi i shtohet edhe 110 ml Ujë i distiluar.

Me këtë formulë ju sapo përgatitët një super solucion dezinfektant që sipas preferëncës mund t’i shtohen edhe 5 ml Aloe Vera dhe Vaj Bajame për të evituar tharjen dhe acarimin e lekurës së duarve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu