Kryeministri Ramush Haradinaj, para takimit në Samitin e Berlinit të thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Gjermani.
Por kryeministrit i ka lënë përshtypje të keqe pritja që iu bë para ambasadës nga stafi diplomatik dhe disa fëmijë, shkruan Insajderi.
Gjatë takimit, Haradinaj ka pasur vërejtje për konsullin kosovar në Gjermani.
“Kush është konsull këtu? Qata fëmijë marre që kenë tu ndejtë te dera, nuk është zgjidhje e mirë hiç”.
Pasi që njëherë konsulli nuk u përgjigj, Haradinaj insistoi.
“A s’mundeni me e ba një zgjidhje për ata fëmijë a? Kush është konsull? A ka konsull këtu që merret me këtë punë?”










