Mbrëmja e kaluar kaloi pa ndonjë incident serioz në Prishtinë por kjo ndodhi edhe falë zjarrëfikseve dhe forcave të policisë të cilët kanë qendruar në pune pavarësisht se ishte festa e ndërrimit të viteve.
Dhe falë tyre u shmang edhe një tragjedi e mundshme në lagjen Emshir të Prishtinës.
Një banor i lagjes duke dërguar fotografi nga vendngjarja tha për albeu.com se zjarri përfshiu një banesë në këtë lagje por fatmirësisht u parandalua menjëherë pas ndërhyrjes së zjarrfikseve të cilat erdhën në kohë rekord.
Ngjarja ka ndodhur pak para ndërrimit të viteve.-Ervin Shkulaku/albeu.com/












