Si u zhvillohet truri bebeve

Te të porsalindurit qelizat e trurit shumohen aq shpejt sa që ndodh që ato të cilat ruajnë përmbajtje të caktuara në memorie të jenë të shtyra nga të rejat

Kur bebja i mbush tre muaj, truri i saj tashmë arrin gjysmën e peshës së rregullt që është karakteristikë për njeriun e rritur – theksojnë ekspertët, duke sqaruar që ai zhvillohet më intensivisht se sa mendohet, transmeton Telegrafi.

Njëkohësisht, ekspertët theksojnë që është pak e njohur që aftësitë kognitive zhvillohen që në stomakun e nënës.

Bebja që atëherë fillon të hulumtojë botën përreth vetes dhe e njeh zërin e nënës.

Dhe kur lind, botën përreth vetes e sheh në tri ngjyra – bardhë, zi dhe të hirtë.

Nuk vëren asgjë që është në largësi më të madhe se 30 centimetra, sepse ka të ashtuquajturin shikim binokupar, i cili i mundëson të marrë informacione nga të dy sytë të cilët akoma janë në zhvillim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu