Sigurohen shumë dëshmi për aksidentin në Llaskarcë

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski paralajmëroi përfundimin e hetimit të aksidentit tragjik në në Llaskarcë. Sipas tij, MPB-ja me kërkesë të Prokurorisë është në përfundim e sipër të raporteve dhe ekspertizave voluminoze, në bazë të të cilave pritet të merret vendimi i organet ndjekës. Spasovski tha se shoferi i “Durmo Tursit” që po ngiste autobusin ditën e aksidentit, po ruhet nga forcat policore sepse i njëjti është kërcënuar me jetë.

Ende po punojmë për zbardhjen e rastit sipas udhëzimeve që i marrim nga Prokuroria Publike . Janë mbledhur shumë materiale, ekspertizat janë ka fundi dhe mendoj se Prokuroria Publike për një afat të shkurtër kohor do të del me arsyet konkrete në lidhje me rastin. Është e saktë se shoferi kërcënohet me jetë. Pra për shkak të kërcënimeve kemi marrë masa për ta mbrojtur sepse edhe ai është pjesë e asaj lënde por kjo është detyra jonë, që t’i mbrojmë të gjithë.-theksoi Oliver Spaskovski – Ministër i Punëve të Brendshme


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu