Kandidatja për kryetare nga radhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova ka shkruar në profilin e saj në Facebook se “kishte nderin të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale bashkë me Blerim Rekën”.
Siljanovska shkruan:
“Diskutimet që i kishim, edhe për çështjet që pajtoheshim, si dhe për ato që nuk pajtoheshin, ishim të nivelit të lartë dhe rritën cilësinë e debatit. Urime për votat e fituara. Sinqerisht më vjen keq që nuk është në raundin e dytë”, ka shkruar Siljanoska.










