Armata e Maqedonisë sot është formacion ushtarak i organizuar lartë me integritet profesional, kredibilitet operativ dhe ndërveprim të lartë me forcat aleate, porositi presidentja dhe komandante supreme Gordana Siljanovska – Davkova në solemnitetin me rastin e Ditës së Armatës në Ohër.
Në fjalim ajo përkujtoi për zhvillimin historik të Armatës, që nga formimi i batalionit “Mirçe Acev” në vitin 1943 deri në anëtarësimin e vendit në NATO, duke vlerësuar se Armata e Maqedonisë është faktor i stabilitetit, sigurisë dhe besimit.
Duke folur për sfidat aktuale të sigurisë, presidentja theksoi se mbrojtja bashkëkohore duhet të jetë e gatshme për format e reja të kërcënimeve, duke përfshirë edhe hapësirën kibernetike dhe inteligjencën artificiale.
“Unë besoj fuqimisht se sa më i sigurt të jetë pozicioni ynë mbrojtës, aq më thelbësor është kontributi ynë në sigurinë e përbashkët. Kjo është arsyeja pse forcimi i kapaciteteve tona është mënyra e duhur për të forcuar pozicionin tonë në aleancë si një anëtare serioze dhe e besueshme, të cilit mund t’i besohet dhe t’i mbështetemi”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Ajo theksoi se Armata jo vetëm që i përmbush standardet e NATO-s, por i shndërron në praktikë të saj, ndërsa dëshmi për atë janë vlerësimet e larta të Grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë dhe pjesëmarrja e 183 pjesëtarëve të Armatës në misione dhe operacione paqësore ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në fjalimin e tij, theksoi se Armata është shtylla e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit, duke theksuar se modernizimi realizohet sipas dinamikës së planifikuar. Ai theksoi se tashmë janë dorëzuar automjetet e blinduara JLTV dhe Stryker, sistemet artilerike “Boran”, pjesa më e madhe e sistemeve për mbrojtje kundërajrore “Mistral 3”, ndërsa deri në fund të vitit priten edhe dy helikopterët e parë të rinj.
Ministri njoftoi edhe zgjidhje të re ligjore për ushtarët profesional të cilët kanë mnbushur 45 vjet, si dhe rritje të pagave nga viti i ardhshëm. Sipas tij, paralelisht me pajisjen e Armatës investohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës në kazerma, për çka në periudhën e ardhshme janë parashikuar investime prej mbi 12 milionë euro.
Duke i uruar pjesëtarët e Armatës për festën e tyre, ministri Misajlovski porositi se zhvillimi i Armatës do të vazhdojë me një tempo ende më të fortë, përmes furnizimeve të reja, investimeve në infrastrukturë dhe numrin e rritur të trajnimeve dhe stërvitjeve.
Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, me rastin e Ditës së Armatës porositi se viti i fundit ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Armatën, e cila edhe njëherë e konfirmoi pjekurinë e saj operative dhe gatishmërinë për ballafaqim me sfidat moderne të sigurisë.
Në fjalim në solemnitetin në Ohër, Lafçiski theksoi se realizimi i suksesshëm i stërvitjes “Blesok 26” dhe vlerësimi i Grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë paraqesin konfirmim për aftësitë e arritura dhe profesionalitetin e pjesëtarëve të Armatës. “Arritja e statusit ‘gati për luftë’, nuk është vetëm një njohje formale. Është një konfirmim se pas atij rezultati qëndrojnë mijëra orë stërvitje, planifikim, përgatitje, përkushtim profesional dhe sakrifica”, theksoi Lafçiski.
Gjenerali theksoi edhe se Armata është në një proces më intensiv të modernizimit të formimit të saj, përmes furnizimit të pajisjes së re dhe zhvillimit të aftësive bashkëkohore, me ç’rast theksoi se burimi më i vlefshëm mbetet potenciali njerëzor.
Në solemnitet u ndanë dekorata dh mirënjohje për njësitë e armatës, institucionet dhe pjesëtarët e Armatës për kontributin e tyre në zhvillimin e aftësive mbrojtëse dhe kryerjen e detyrave.










