Sinan Vllasaliu: Me qenë serbët e mirë, edhe gjermanët, amerikanët e anglezët ishin bërë serb

Vladimir Putin ka qëndruar për disa orë në shtetin serb, ku është takuar me disa zyrtarë serb. Kjo ka bërë që të reagojnë disa prej yjeve shqiptare duke përfshirë edhe këngëtarin Sinan Vllasaliun.

Ai është tallur në kurriz të serbëve duke bërë një barsoletë në kombinim me anglezët, amerikanët dhe gjermanët.

Këngëtari ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se ndodhet në SHBA.

“Nuk ka më të mirë se serbët. Bile aq të mirë janë sa edhe anglezët amerikanët, gjermanët ishin bë shkie veç j u vjen marreeeeee… Aaaa po edhe lusim Zotin kurë Puta mos të dal prej Serbisë”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Vllasaliu shpesh udhëton për në Chicago të Ilinoisit, ku jetojnë edhe disa prej pjesëtarëve të familjes.

Ndryshe, Sinani është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu