Sindi e revoltuar tregon arsyen e rikthimit të Atdheut në program

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Sindi i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj për ish-konkurrentin, Atdheun i cili doli para dy ditësh çift me Sarën.

Sipas Sindit, Atdheu ishte rikthyer në program vetëm për hakmarrje dhe për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të personazheve në studio.

“Ishte diçka komplet e stisur për hakmarrje dhe për t’u çjerrë maskën të gjithë personave që këtu mbase shfaqen ndryshe, mbulohen dhe viktimizohen pas situatave të ndryshme, gjë që është e vërtetë dhe dalin si viktima para publikut. Si rasti i Antonelës me Locon dhe Atdheun. Mendimi im është se ai u rikthye pikërisht për këtë gjë. Kthimi i tij ishte për t’i treguar publikut dhe të gjithë neve këtu se kush janë fytyrat e vërteta të disave. E tregoi duke bërë lojën e tij”, u shpreh ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu