Sirena angleze për Lukakun, bomberi i Interit mund të rikthehet në Manchester

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, mund të rikthehet sërish në Premier League. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga gazeta angleze, “Daily Telegraph”, sipas së cilës belgu këtë herë kërkohët nga ekipi tjetër i Manchesterit.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të kërkoja nga klubi disa investime të rëndësishme në merkaton e verës, sidomos tashmë që nënshkroi dhe kontratën e re me klubin anglez. Sergio Augeros i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë mundësi ai do të largohet nga “Qytetarët”.

Emri i Lukakut është kryesori në listën e Pep, ku nuk mungojnë as emra si Erling Haaland apo Darwin Nunez i portugezëve të Benfica. Bomberi i Interit shikohet si i duhuri për shkak dhe të eksperiencës së madhe që ka në Premier League, ku ka arritur të shënojë më shumë se 100 gola me fanellat e Chelsea, WBA, Everton dhe Manchester United.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu