Sistemi antiraketor “Pantsir-S1” i Rusisë arrin në Serbi

Dy nga gjashtë sistemet mbrojtëse kundërajrore ruse “Pantsir-S1”, të porositura nga Moska, kanë arritur arritur sot në Serbi. Siç njofton prestigjiozja ruse “Sputnjik”, dy të parat nga gjithsej gjashtë sisteme anti-raketore, kanë arritur në aeroportin “Pukovnik-pilot Milenko Pavlovic”, pranë kryeqytetit serb.

Në rrugën e tij nga Moska, avioni që transportonte pajisjet e shmangte hapësirën ajrore të Ukrainës dhe fluturoi mbi Detin e Zi dhe Bullgarinë për në Serbi.

Mediat bullgare raportuan disa ditë më parë se qeveria kishte aprovuar fluturimin.

I njëjti lloj avioni mallrash, An-124 Ruslan, më parë dorëzonte helikopterë dhe aeroplanët luftarakë MIG nga Rusia, si dhe sistemin e armëve anti-aeroplan S-400 për stërvitjen “Mburoja Sllave” 2019.

Serbia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje vitin e kaluar për shpërndarjen e një grupi Pantsir i cili përbëhet nga gjashtë sisteme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu