Situata me COVID-19, vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk lejon kalimin e kamionit me 10 mijë maska mbrojtëse

Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.

Top Channel mësoi se sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke, se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Për më tepër, drejtuesit e kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim, dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile, e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale, farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës, plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve, sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu