Pak kohë më parë në dhjetor të vitit që lamë pas, 2020, në media u përhapen fjalë se këngëtari Bujar Qamili ishte infektuar me Covid-19 në Itali.
“Ku ka zë nuk është pa gjë”, kështu thotë një shprehje dhe kështu ndodhi dhe në këtë rast. Edhe pse lajmi u mohua nga miku i tij Ramazan Çeka, ë një intervistë për “abcnews.al” , Bujari ka thënë tani në një intervistë për “TV1 Channel”se e ka kaluar dhe nuk ishte aspak një eksperiencë e bukur.
“Isha i infektuar me Covid, kam kaluar situatën më të vështirë të jetës sime, ishte një traumë për të cilën thosha me vete më mirë të mos jem më aq e rëndë ishte. Tani jam më mirë, jam rikuperuar. Kam një thirrje të fortë për të gjithë që të mbajnë maska e të mbajnë distancimin social, pasi vetëm kush e ka kaluar e di se për çfarë po flas”, ka thënë Qamili në një lidhje live nga Italia.









