I deleguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se këtë të enjte të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Lajçak përmes një postimi në Twitter shkruan se pas dy ditësh negociata, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkruan Lajcak.









