Sjellja e Xhakës konsiderohet më e keqja nga një kapiten i Arsenalit që nga koha e William Gallas

Granit Xhaka është bërë kryetemë e mediave sportive për shkak të sjelljes së tij në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e largoi nga fusha kapitenin në minutën e 61-të, ndërsa ai reagoi ndaj fishkëllimave të tifozëve duke i sharë, duke e hequr me shpejtësi fanellën dhe duke u larguar drejt zhveshtores.

Strategu i Topçinjve e ka kritikuar veprimin e tij, ndërsa tifozët i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me veprimin e 27-vjeçarit.

Është akoma e paqartë nëse klubi do të ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj lojtarit që e përfaqëson Zvicrën, porse kjo temë është duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë.

Veprimi i Granitit është konsideruar si më i keqi nga një kapiten i Arsenalit që nga koha kur William Gallas (në vitin 2008) ishte përfshirë në një zënkë verbale dhe i kishte kritikuar publikisht bashkëlojtarët e tij.

Trajneri i atëhershëm, Arsene Wenger, ia hoqi shiritin e kapitenit kur ish-mbrojtësi francez për shkak të veprimeve të tij, pritet të shihet se cili do të jetë veprimi ndaj Xhakës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu