S’ka nevojë për komente, Pacolli shtron iftar në rezidencën e tij

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shtruar një iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit në Rezidencën e tij në Hajvali.

Në këtë iftar të ftuar tek Pacolli ishin rreth 150 vetë, shkruan Arbresh.info.

Të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministra dhe të gjithë ambasadorët e shteteve mike në Kosovë.

Kujtojmë se Pacolli është besimtar i devotshëm i fesë islame si dhe për nder të këtij muaji ai kishte agjëruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu