S’ka progres në negociata, Mustafa ia ofron Kurtit një ministri pasi ta marrin Presidentin

Edhe takimi i sotëm mes kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të VV’së, Albin Kurti, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Çështja ku palët po vazhdojnë të ngecin drejt arritjes së një marrëveshje potenciale vazhdon të jetë karrigia e presidentit.

Siç mëson Gazeta Express nga burime brenda LDK’së në takimin e sotëm Isa Mustafa ia ka bërë të njëjtën ofertë Albin Kurtit, për t’ia dhënë një ministri më tepër në kohën kur do të zgjidhet presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Po është përsërit oferta e njëjtë, që kur merret presidenti më ua dhënë një ministri shtesë”, ka treguar ky burim për

Ndërkohë për ndonjë takim eventual të radhës palët janë dakorduar që të komunikojnë ditët në vijim.

Ky takim ka ardhur Mustafa-Kurti ka ardhur pas gjithë deklarimeve që janë bërë dje në Prishtinë nga dy deputetët gjermanë, të koalicionit CDU/CSU dhe thirrjeve të Zyrës së BE’së dhe ambasadave të Anglisë e SHBA’së.

Deri tani dy partitë janë marrë vesh që ministritë t’i ndajnë 5+5, dy do t’iu takojnë minoriteteve ndërkohë VV do të marrë kryeministrin dhe LDK kryetarin e Kuvendit dhe kërkon gjithashtu të ketë presidentin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu