S’ka rikonsutrim të Qeverisë, Kovaçevski-Ahmeti a i mbyllën derën ASH-së?

“Nuk është planifikuar asnjë rikonstruim i Qeverisë. Tani është periudha kur përgatitemi për vitin e ardhshëm”, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se në mënyrë intensive po prezantohen buxhetet e secilës ministri veç e veç.

Kovaçevski përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qeveria funksionon me kapacitet të plotë për t’u përballur me të gjitha sfidat që ka vendi dhe më besoni se ky është një mandat prej 11 muajsh, i cili tashmë është mbushur me sfida të mëdha me të cilat asnjë qeveri nuk është përballur ndonjëherë, ekonomikisht. planin energjetik dhe le të themi për planin e sigurisë, për funksionimin normal të të gjitha institucioneve në funksion të kërcënimeve hibride që po vijnë dhe që janë rezultat i luftës që po zhvillohet në Ukrainë”, tha Kovaçevski.

Një burim zyrtar pranë Qeverisë tha për INA se tani për tani nuk ka interes për përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, sepse maxhoranca aktuale është stabile dhe nuk janë të nevojshme lëvizje që mund të shkaktojnë probleme.

“Për momentin nuk ka ndonjë klimë të pranueshme për ASH-në, sepse shumë partner të koalicionit, si parti më të vogla janë kundër, pastaj kemi deputetë të BDI-së që janë kundër hyrjes. Pastaj janë deputetët nga partitë e vogla të koalicionit si PLD, LD e Trajanovit, DOM si dhe deputetë të pakicave. Nuk mund ti hyjmë një rreziku që sjell disa numra, por heq po aq numra deputetësh dhe krijohen tronditje”, tha për INA, burimi qeveritar.

Sipas tij, asnjë parti e koalicionit nuk është e gatshme të lëshoj poste ministrore dhe dikastere tjera për ASH-në, andaj kjo është problematike, sepse LSDM nuk ka cka të jap.

Nga ana tjetër, në ASH tani mohojnë ekzistimin e bisedimeve për përfshirrje në Qeveri. U.d kryetar i ASH-së, Arben Taravari përsëriti qëndrimin se ASH do ti përkrahë ndryshimet kushtetute me apo pa ASh-në në qeveri, ndrësa sipas tij, partia aktualisht është e fokusuar në kongresin e sajë që pritet të mbahet në 24 dhjetor në Tetovë. Megjithatë, jozyrtarisht mësohet se në ASH ende ka zëra dhe qëndrime brenda kryesisë aktuale për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu