S’ka rroga për admnistratorët, Qeveria e Maqedonisë para banknotimit

Në Maqedoni vazhdon një shqetësim i madh i mbi 100 mijë administratorëve shtetëror të cilët marrin rrogën nga buxheti republikan. Deri më datën e sotme shumica e administratës e punësuar në Ministri, Drejtori dhe Institucionet tjera shtetërore ende nuk e kanë marrur rrogën mujore.

Jo zyrtarisht flitet se rroga e këti muaji do të vonohet shumë, madje mund të vihet edhe në pikpyetje. Nga ana tjetër qeveria e ish kryeministrit Gruevski vazhdon me projektet që kushtojnë afro 1 miliard euro, bëhet fjalë për projektin “Shkupi 2014”. Ky projekt gjigant i cili ekonomiksht nuk është i përballueshëm dhe i dobishëm për qytetarët, Gruevski ka vazhduar që ta realizoj deri në fund. Edhe pse shumica e shqiptarëve janë kundër këti projekti, janë të pafuqishëm ta ndrëpresin, njofton Zhurnal.

 Ndryshe, poqëse ky alarm po ndodh në praktikë, mbi 100 mijë administratorët e Maqedonisë të cilët nuk do të marrin rrogë mujore, mund edhe të dalin në protesta masovike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu