Skandal me miliona në kontrollet teknike! Drejtuesi i një kompanie dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro!

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj M.N., drejtues i një kompanie për kontroll teknik të automjeteve, nën dyshimin për përvetësimin e 41,5 milionë denarëve (rreth 675 mijë euro)

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022–2025, i dyshuari ka përvetësuar para të paguara nga qytetarët dhe kompanitë gjatë regjistrimit të automjeteve, të cilat duhej t’u transferoheshin institucioneve publike.

Nga kjo veprimtari dyshohet se janë dëmtuar komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera.

Për të fshehur gjurmët, i dyshuari dyshohet se ka fshirë në mënyrë të kundërligjshme edhe detyrime financiare prej 17 milionë denarësh.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Tetovës./4news.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu