Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme gjatë ndeshjes mes dy skuadrave të Ligës së Rajoneve në Turqi.
Fill pasi arbitri i ra bilbilit, tifozët e skuadrës vendase të Sultangazispor të Stambollit kanë sulmuar fizikisht miqtë që vinin nga qyteti i Canakkalesë, Yeniçanspor duke rrahur keq katër prej tyre, përcjell Albeu.com.
Fotot e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë mjaft reagime nga tifozë të futbollit, të cilët komentojnë se kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me sportin.
Katër lojtarët e rrahur janë dërguar në spital duke marrë kurimin e nevojshëm dhe më pas janë nisur për në qytetin e tyre. /albeu.com/










