Skandal në Zvicër, babai i futbollistit shqiptar godet me çadër trajnerin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, në ndeshjen mes Zug dhe Zyrihut, e vlefshme për Kupën e Zvicrës.

Babai i sulmuesit kosovar Labinot Bajrami ka fyer dhe më pas ka goditur me çadër trajnerin e Zyrihut, Muniz, pasi nuk ka qenë dakord me zëvendësimin e të birit.

Lojtari u fut në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutash u zëvendësua, pasi nuk dëgjoi urdhrat e trajnerit Ricardo Moniz.

Klubi zviceran ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar, duke dënuar ngjarjen dhe duke paralajmëruar veprime ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu