Skandali i madh i ”Për’puthen”? E tregon dikush që i njeh mirë: Jashtë Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur, aty po luajnë

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar ditën e shtunë në emisionin “Mes Yjesh” Ora News, zbulon prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”. Producenti shqiptar: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, janë të lidhur dhe kanë biznes bashkë.

Bëhët fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama. Çifti i cili ngalli polemika, ku Shqiptarët ndjenë keqardhje për futjen në program të ish të dashurit të saj.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët.” –shprehet Marius Dervishi

Madje ai më tutje shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën sëbashku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu