Ministrja e Punëve të jashtme, Donika Gërvalla u ka ndaluar që krerëve të UÇK-së në Hagë të iu dërgohen pako me gjëra esenciale përmes kësaj ministrie.
Të paktën kështu po deklaron, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila edhe publikisht i ka bërë thirrje, Gërvallës që të lë anash inatet politike.
“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shëarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj.Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Gërvalla nxiti reagime të mëdha edhe me deklaratat e saj në mediat ndërkombëtare ku tha se UÇK-ja ka kryer krime lufte./Gazeta inFokus










