Politikat e dyfishta arsimore dhe diskriminimi sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi nuk kanë të ndalur as sot e kësaj dite. Madje, në vende si Velesi apo vendbanime te tjera qe udhëhiqen nga maqedonasit, shqiptarët janë lënë krejtësisht në mëshirën e fatit. Paralelet me mësim në gjuhën shqipe vetëm formalisht ekzistojnë si të tilla, pasi në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, profesorët të cilët angazhohen të punojnë aty jane kryesisht maqedonas. Rezistenca per të minuar funksionimi e paraleleve shqipe në këtë gjimnaz ka qenë e vazhdueshme njolloj sikurse edhe paaftësia e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) per të sigumar kushte që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën amtare, sikurse e kërkon Konkursi, Ligji dhe Kushtetuta. Por, këtë vit problemi me mossigurimin e kuadrit shqiptar ka arritur kulmi. Nxënësit e viteve të katërta, mësimin në gjuhën shqipe, e zhvillojnë vetëm në një lëndë edhe atë vetëm gjuhën dhe letërsisë shqipe.
Vetëm profesoresha e kësaj lënde është shqiptare, kurse të gjitha lëndët tjera nxënësit e paraleles shqipe i mësojnë në gjuhën maqedonase, me profesor maqedonas. “Arsyetimi i drejtorisë së shkollës është se nuk mund të angazhojnë profesorë nga jashtë derisa kanë profesorë me mungesë orësh brenda në shkollë”, thotë Iljaz Memeti, profesori i Matematikës. Memeti per vete është arsimtar me fond të plotë orësh në shkollën fillore të fshatit Buzallakovë dhe angazhohet plus në gjimnazin “Koço Racin” prej para nëntë viteve, kur edhe u formuan per here të pare paralelet shqipe ne këtë gjimnaz të Velesit. Ai tregon se askush nga MASH-i nuk ka ardhur të vizitojë keto paralele dhe të pyes se cilat jane problemet e tyre, as tani që numri i profesorëve shqiptare pakësohet çdo vit dhe as atëherë kur si arsimtar si Memeti, ishin edhe pesegjashtë profesorë të tjerë që punonin pa para. Gati dy vjet, profesorët shqiptarë të g]imnazit “Koço Racion”, pjesa dërmuese e të cilëve udhëtonin nga Shkupi, nuk moren rroga. Par pavarësisht sakrificave te tyre, problemi me arsimin e mesëm shqip në Veles mbet i pa zgjidhur edhe sot e kësaj dite. “Në vend që të rritet, numri i kuadrit shqiptar në gjimnazin e Velesit zvogëlohet. Prej këtij viti nuk e kemi me as profesorm e gjuhës angleze, i cili jepte mësim deri vjet, pasi shkoi per të punuar diku tjetër. Nuk u kërkua zëvendësimi i tij me ndonjë profesor shqiptar, por orët e tij iu dhanë menjëherë një profesori maqedonas.
Edhe orët e matematikës me nxënësit e vitit II dhe IV i mban një profesor maqedonas”, pohon Memeti, i cili per shkak të shtimit të orëve të veta në shkollën e Buzallakovës, në gjimnazin e Velesit mban mësim në lëndën e matematikës me nxënësit e viteve I dhe III. Me formimin vetëm të një paralele në gjuhën shqipe, sipas tij, nuk mund të zgjidhet problemi i kuadrove. Pasi, thotë ai, në rastin e orëve të matematikës, per shembull, kur jane gjashtë ore mësimi në javë, nuk do të kishte llogari te vie nga Shkupi apo qytet tjeter asnjë arsimtar, dy apo tre ditë nëjavë. E njëjta vlen edhe per lëndët tjera. Nëse do të formoheshin nga dy-tre paralele në vit, gjërat do të ndryshonin. Aktualisht, katër profesorë udhëtojë nga Shkupi – ai i biologjisë, kimisë, historisë dhe gjeograflsë, ndërsa profesoresha e gjuhës shqipe është e rrethit të Velesit ashtu si edhe profesori i matematikës (per paralelet e viteve I dhe III).
“Te gjitha lëndët tjera, nxënësit i mësojnë në gjuhën maqedonase. Viti i katërt vetëm gjuhën shqipe e mban me profesor shqiptar, në gjithë lëndët tjerajanë të angazhuar profesor maqedonas nga gjimnazi”, vëren ai. Memeti pret që në të ardhmen të rritet edhe numri i nxënësve që mbarojnë arsimin fillor në shkollat e Velesit. Per shembull, në shkollën e Buzallakovës, ku ai punon me fond të plotë të orëve, thotë se ka rritje në numrin e nxënësve që regjistrohen në paralelet shqiptare. Ai i apelon MASH-it që të zgjidhë problemin e kuadrit, pasi ata qe me shumti pësojnë në këtë rast janë nxënësit. E gjitha reflektohet edhe në suksesin e tyre të notave dhe pa diskutim edhe në vlerësimin ekstern të nxënësve. Këtë ta fundit prej vitesh janë lënë të mësojne maqedonisht dhe me profesor maqedonas, mirëpo meqë jane nxënës të paraleleve me mesim në gjuhën shqipe, testet e vlerësimit ekstern duhet ti japin në gjuhën shqipe. Një nonsens i llojit të vet./Koha