Skena politike shqiptare edhe me një parti të re

Skenës politike shqiptare në Maqedoni pritet ti shtohet edhe një parti e re politike me orientim djadhtas, mëson Zhurnal nga burime brenda këshillit themelues të partisë së re.

“Në këtë projekt punohet më shumë se dy vite. Të gjithë nismëtarët e kësaj force politike janë njerëz të cilët duan ta avancojn politikisht ështjen shqiptare. Do të kemi shumë shpejt kuvendin themelues.

Shumë antëtar të partive aktuale do të na bashkangjiten, madje edhe figura të njohura të pa komprementuara të partive aktuale. Partia do të jetë djadhtiste”, thonë për Zhurnal nga grupi nismëtar të cilët janë të rezervuar për të dhënë më shumë detaje deri në momentin që do shpallin datën e kuvendit themelues.

Po diskutojm për të gjitha ështjet, thotë burimi ynë për të shtuar se për atë se ku do të jetë selia e partisë do të vendosin organet e partisë së re.

“Këtë iniciative deri më tani e kanë mirëpritur shumë figura te rëndësishme nga Shqipëria dhe Kosova”, thonë nga këshilli inicativë për formimin e partisë së re për Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu