Skenari i merkatos, Lewandowski ishte “fisheku” i Mbappe për Neymar

Edhe pse Luis Campos këmbëngul se lajmet për largimin e Neymar në verë, apo ato që thonin se Mbappe do shitjen e tij, janë të rreme, në Francë mendojnë ndryshe.

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” shkruan se PSG synonte të shiste Neymar dhe me paratë e arkëtuara të financonte transferimin e Robert Lewandowskit.

Plani ishte që kampionët e Francës të kalonin në 4-4-2 dhe Mbappe të ishte fuqiplotë në sulm dhe lider në skuadrën e tij. Në fund Lewandowski kaloi te Barcelona dhe Neymar po shkëlqen te PSG.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu