Skënderbeu i Tiranës a është kopje e një monumenti rus? (FOTO)

Sheshet nëpër qytete tona janë të dekoruara me skulptura të heronjëve dhe kjo është një dukuri e mirë ngaqë përmes artit të skulpturës trashëgohet historia.

Si u emërua sheshi Skenderbe në Tiranë? Ky shesh e ka marrë emërtimin Sheshi “Skënderbe” në 26 nëntor 1937. Ai ishte konceptuar në formë rrethore dhe me një shatërvan rrethor në mes, kurse ndërtesa që dominonte ishte Bashkia e vjetër e cila u prish në vitin 1980.

Ky shesh qarkohej nga ndërtimet e traditës: Pazari i Vjetër, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Kisha e Ungjillëzimit (e cila u prish me vonë), etj.

Por gjatë viteve të socializmit në këtë shesh u vendos shtatorja e Stalinit (4 nëntor 1951) e cila qëndroi deri në vitin 1968 kur u zëvendësua me monumentin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali, Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968.

Sa është origjinale shtatorja, sa ka frymë artistike ngaqë u punua nga babai i skulpturës Paskali. Skënderbeu qëndron me këmbë të shtrira plotësisht mbi trupin e kalit, të shtrira drejt, e jo të përthyera.

Trupin e ka të drejtëe gjoksin të nxjerrë jashtë. Ndërsa, këmba e djathtë e kalit është e nxjerrë para e përthyer, e qafa e tij pak e gjatë. Pozita qetësuese e kalorësit dhe kali në lëvizje i cili duket sikur kalorësi është duke e rrahur me këmbë me gjest të egër. Në fakt është e kundërta, qetësia e kalorësit dhe lëvizja e kalit nuk janë në harmoni. Shtrohet pyetja pse?

Nëse e analizojmë shtatoren e e princit Yury Dolgorukynë Moskë të punuar nga skulptorët: S.M. Orlov, A.P.Antoporov dhe N.L.Strain ka ngjashmëri të mëdhaja me heroin tonë.

Ky monument u ngritë më 1954. Cilat janë ngjashmëritë. Tiparet e fytyrës, sytë, mjekra, goja, dhe hunda, janë identike. Kalorësi është i ulur në kalë, me ëndrim të drejt, njëjtë si Skënderbeu, gjoksi i tij është i qitur sikurse i heroit tonë, këmbët janë të shtria në pozitë të njejtë, fytyra është e kthyer më kah toka, mirëpo këtu ai me këmbë e rrah kalin duke i dhënë një urdhër të egër. Nga disa pikëpamje ka ngjashmëri të mëdha me heroin tonë. A mund të quhet ndikim i Paskalit nga rusët apo kopje?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu