Skuadrat, kompeticionet, mënyra e shënimit, detaje për 750 golat e Cristiano Ronaldos

Edhe pse në muajin shkurt do t’i mbushë 36 vjet, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një makineri golash. Superylli i Juventusit ishte në shënjestër të mërkurën mbrëma në fitoren prej 3-0 kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Ky ishte goli i 75 me fanellën bardhezi dhe i 750-ti në karrierë (450 të tjera i ka shënuar me Real Madridin, 118 me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën dhe 102 me Portugalinë).

Sipas të dhënave, 509 prej tyre i ka shënuar nga brenda zonës, 129 nga penalltitë, 57 nga gjuajtjet e lira dhe 55 nga jashtë zonës.

Ronaldo ka shënuar 482 herë me këmbën e djathtë, 136 herë me këmbën e majtë, 130 herë me kokë dhe dy herë me pjesët tjera të trupit.

Këta 750 gola janë realizuar në kompeticione të ndryshme në karrierën e CR7 me klube dhe me kombëtaren e Portugalisë.

Në La Liga i ka shënuar 311 gola, 132 në Ligën e Kampionëve, 84 në Ligën Premier, 60 në Serie A, 31 në kualifikimet për Kampionate Evropiane, 30 në kualifikimet për Kampionatet Botërore, 22 në Kupën e Mbretit, 18 në miqësore me kombëtaren, 13 në Kupën FA, 9 në Kampionate Evropiane, 7 në Kampionate Botërore, 7 në Kupën e Botës për Klube, 5 në Ligën e Kombeve, 4 në Superkupën e Spanjës, 4 në Carling Cup, 3 në Primeira Ligën portugeze, 2 në Taça Portugal (Kupa e Portugalisë), 2 në Superkupën Evropiane, 2 në Kupën e Italisë, 2 në Kupën e Konfederatave, 1 në Superkupën e Italisë dhe 1 në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu