‘S’latë spiun pa dekoruar’, aktivisti propozon dekorimin e të riut që shpëtoi dy binjaket nga duart e nënës që po i mbyste

Aktivisti Erion Kristo në një postim në rrjetin social u ka bërë thirrje autoriteteve të shtetit shqiptar që të nderojnë gjestin heroik të të riut Adimir Murataj, që shpëtoi dy vajzat e vogla nga duart e nënës së tyre që po i mbyste.

Postimi i plotë i Kristos:

Propozim. Drejtuar autoriteteve te shtetit shqiptar.

Te nderuar pushtetare. Ju qe nuk late spiun vendas e te huaj pa nderuar, keni rastin te tregoni se ndonjehere kujdeseni dhe per ne. Nderojeni gjestin heroik te Adimir Murataj.

Ai shpetoi nga mbytja dy vajza te vogla. Ndoshta ju nuk e kuptoni kete, prandaj le ta shohim kete gjest shpetimi si te munguar.

Nje nene do mbyste dy vajzat e saj ne lume. Gjithe zemrat e shqiptareve do plasnin nga marazi. Kjo tragjedi i kalon permasat shekspiriane.

Por fatmiresisht, kjo nuk ndodhi. Dhe autori i mrekullise eshte mes nesh. Ai nuk kerkon asgje nga ju. Pra, ju duhet te cmoni gjestin dhe edukaten e tij ne te njejten kohe.

Jetojme ne nje epoke ku gjeja me e lehte per tu cenuar eshte jeta. Njerezit tane po vdesin si te ishin miza. Le te festojme jeten kesaj here dhe mbrojtesin e saj.

Bejeni qytetar nderi, jepini medalje kombetare, shoqatat dhe firmat le ta punesojne te papunin hero.

Shkruani per te, beni poezi per te, kendoni per te. Sepse vetem keshtu kremtohet bukuria e nje gjesti te thjeshte.

P.S. do ta kisha shkruar shume me seriozisht kete thirrje, por e di qe ju nuk pyesni per mendimet dhe ndjenjat tona. E keni bere gjithmone kete.

Juve ju emocionojne vetem lakejte tuaj, puthadoret dhe shantazhistet.

P.P.S. kete thirrje ne fakt e kam per njerezit, per ata qe presin ndonje mrekulli, dhe harrojne qe mrekullia me e madhe e kesaj bote eshte solidariteti.

Shperndajeni, mos u dembelosni. Tregoni mirenjohje dhe falenderim./TemA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu