Shtetasit kroatë mund të hyjnë tashmë lirisht në Slloveni, pa procedura të veçanta, duke përdorur të gjitha vendkalimet kufitare që janë rihapur.
Ky vendim u mor nga qeveria me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që përcaktoi se Sllovenia dhe Kroacia kanë pasqyrë të ngjashme epidemiologjike dhe të dyja vendet po e menaxhojnë me sukses pandeminë e koronavirusit.
Javën e kaluar, Kroacia lejoi shtetasit sllovenë të hyjnë në territorin e saj dhe të parët që e ndërmorën këtë hap ishin personat që zotërojnë pronë në vendin fqinj.










