S’ndalet Grenell: Kosovës do t’i hiqeshin vizat nëse Thaçi e Trumpi do të ishin në pushtet

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se po të ishin Thaçi dhe Trump në pushtet atëherë Kosova do të kishte liberalizim të vizave.

Grenell këto komente i tha në Twitter pas përfundimti të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku nuk u arrit asnjë marrëveshje.

“Kosova do duhej të kishte të drejtë lëvizje pa viza deri më tani – dhe do ta kishin nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

“Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu