Snopçe: Nxënësve të Medresesë, s’u njihet diploma në universitetet në Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët kritikoi ashpër Ministrinë e Arsimit në lidhje me qasjen ndaj problemit të nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrohen në fakultet.

“Janë rreth 180 maturantë që nuk kanë të drejtë të regjistrohen, rreth 550 nxënës të Medresesë Isa Beu të cilët vetëm e kryejnë shkollimin e mesëm dhe për shkak të mos pasjes së akreditimit nuk kanë të drejtë të regjistrohen në universitetet shtetërore. Paradoksi më i madh, shteti i Turqisë i pranon, mund të regjistrohen në Turqi, nuk mund të regjistrohen në universitetet e këtij shteti.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

ASH thotë se do të ngre iniciativë për pranimin e diplomave nga Medreseja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu