“Sociedad shumë e fortë”, Zidane: Humbëm dy pikë, por luajtëm mirë

Real Madrid bëri hap fals mbrëmjen e djeshme, duke barazuar në shtëpi ndaj Real Sociedad me shifrat 1-1, duke i lënë Barcelonës vendin e dytë në renditje. Pas ndeshjes Zidane foli për mediet dhe u kujdes të nënvizonte anët pozitive të ndeshjes.

Bëmë një ndeshje të mirë. Patëm raste të mira në pjesën e parë, por nuk arritëm të shënonim. Janë dy pikë të humbura në shtëpi, por përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë. Ndryshimi i modulit? Nuk isha i kënaqur me presionin e skuadrës ndaj kundërshtarit.

Pas 10-15 minutash u kthyem 4-3-3. Ndryshimet shkuan mirë në lojë. Derbi ndeshja e radhës? Nuk ndryshon mënyra e përgatitjes së ndeshjes. Luajmë ndaj të parëve në renditje”, u shpreh Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu