Sondazhi, shqiptarët urrejnë më shumë serbët, habisin me mendimin për grekët

Një sondazh i realizuar së fundmi nga Faktor Plus tregon se shqiptarët kanë opinion shumë negativ mbi serbët por që ka suprizuar mendimi i tyre për grekërit.

Sondazhi, i cili është pjesë e një projekti të përbashkët mes agjencisë së lajmeve Tanjug dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare, tregon se 68% e shqiptarëve kanë mendimin më negativ për serbët, sesa për çdo popull tjetër në rajon.

Për serbët kjo shifër zbret te 33%, pra vetëm kaq janë serbët që kanë opinionin më negativ për shqiptarët.

Rezultatet përcillen nga agjencia B92 dhe ato marrin në konsideratë përgjigjet e 1000 shqiptarëve të Shqipërisë dhe 1000 qytetarëve nga Kosova.

Për serbët njerëzit më negativë janë kroatët, me 45%, kurse për shqiptarët në vend të dytë vijnë malazezët, me 13%.

Kur vjen puna tek opinionet pozitive, italianët janë të preferuarit e shqiptarëve me 44%, ndërsa për serbët janë grekët.

Grekët janë të dytët si më të preferuar nga shqiptarët, ndjekur nga malazezët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu