Sonte ‘’Nata e Zjarreve’’ në Prekaz

Me manifestimin Nata e Zjarreve sonte do të përmbyllet përvjetori i 25-të i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderë të sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Ky manifestim që zakonisht përcillet me vizitorë të shumtë tek Kompleksi Memorial ”Adem Jashari”, përfshirë këtu edhe personalitete të larta shtetërore, do të fillojë me aktivitete nga ora 12:00 dhe mbaron më 18:15, përcjellë Klan Kosova.

Kujtojmë se “Nata e Zjarreve” për vitin e dytë me radhë do të manifestohet edhe në Prishtinë nga ora 18:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu