Sopi: Vizita e Papës në Shkup shumë e veçantë për shqiptarët, pas njohjes shpresojmë ta vizitojë edhe Kosovën

Famullitari i Kishës Kalotike në Kosovë, Don Viktor Sopi, ka thënë se vizita e Papa Françeskut sot në Shkup ka qenë e veçantë edhe për shqiptarët.

“Pas vizitës në Bullgari, Papa u ndal në Maqedoninë e Veriut dhe theksi kryesor i vizitës së tij ishte siç u shpreh edhe vet “Jam këtu për të vizituar vendlindjes e së shenjtës Nënë Tereza” ku dhe u përkul para shtatores dhe shtëpisë së saj”, ka thënë Sopi, njofton Klan Kosova.

“Është pozitive që Papa ishte në Shkup. Ishim prezent edhe kleri i Kishës Katolike nga Kosova. Vizita e tij lidhet më nderimin e madh për misionin dhe përkushtimin e Nënë Terezës për të ndihmuar të varfrit. Jemi krenarë që i takojmë gjakut të Nënës Terezë, humanizmin e së cilës e njeh bota”.

Don Viktor Sopi ka thënë se Nënë Tereza është shembull universal.

“Ne nuk duhet të harrojmë që ajo mori edukatën në gjirin e një familjeje shqiptare”.

Më tej ai ka folur edhe për mundësinë që Papa ta vizitojë edhe Kosovën. Për të ndodhur kjo sipas Sopit, duhet që shteti i Vatikanit ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Ne shpresojmë që së shpejti do të vizitohet edhe Kosova. Nuk mund të prejudikojmë saktësisht edhe pse dëshira jonë është që një personalitet i tillë ta bëjë këtë vizitë. Kosova besojmë se duhet të pranohet nga udhheqësia e Vatikanit. Edhe pse prezenca dhe ndihma morale e Vatikanit është kudo afër popullit tonë. Shpresoj që Papa të gjej kohë dhe mundësi që pasi të pranohet shteti Kosovës të bëjë një vizitë në shtetin tonë”.

Ai në fund ka thënë se nëse jo Papa Françesku një person që do ta trashëgojë atë patjetër se një ditë do ta vizitojë Prishtinën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu