Soreca tregon kur nis ardhja e “mbi 1 miliardit” të donatorëve në Shqipëri dhe ç’janë huatë

Kur nis lëvrimi i parave të para të fondit prej mbi 1 miliard euro, siguruar në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë? Pyetja që mundon opinionin, u dha nga ambasadori Soreca në një prononcim për TCH. Ai sqaroi fillimisht pjesën e granteve.

“Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë donacione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbusohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj”, tha Soreca.

Më pas ai sqaroi se ç’përfaqësojnë huatë, ato te të cilat janë kapur zërat opozitarë, në një përpjekje të dukshme politike për të sfumuar entuziazmin e “çekut të bardhë” për Shqipërinë.

Për huatë, duhet të sqarojmë edhe një herë se ato janë hua shumë të favorshme, duke pasur parasysh faktin se ka një garanci nga BE-ja.

Për shembull, për huatë e Bankës Evropiane për Investim Shqipëria do të trajtohet si të ishte një shtet anëtar në lidhje me interesat dhe ky është një interes shumë i ulët që do të bëjë të mundur për institucionet shqiptare t’i marrin pa interesa të larta. Kjo është ajo për çka bëhet Konferenca e Donatorëve. Nuk janë asnjëherë vetëm donacione, janë donacione me pjesë të madhe dhe hua.

Do të thosha se jam gjithashtu krenar që Bashkimi Evropian dha shumën më të lartë të huave, 150 milionë Euro. Kjo është një shumë unike dhe më duhet të them se jam shumë i kënaqur që në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë mundëm të tregojmë se jemi në krye të gjithë komunitetit ndërkombëtar. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu