Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu
….Edhe neve na thonë shqipëtarë, sepse jemi trima të fortë porsi sqifteri,edhe gjuhës sonë i thonë shqipe, sepse flasim gjuhën e zogut. KOSTANDIN KRISTOFORIDHI, në: Abetare shqipe me figura, 1866.
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajë mbi të! Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhetë sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga ashtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!” Faik Konica.
Arti i të shkruarit, si çdo mjeshtëri tjetër, kërkon punë e durimpër t’u zotëruar. Latinët thonin: ‘’ Nulla dies sine linea ‘’ – ‘’ Asnjë ditë pa shkruar nga një rresht ‘’. Kuptimi i kësaj shprehjeje është që çdo ditë duhet të shkruajmë nga pak, poashtu si sportistët që stërviten çdo ditë. Ndër shqiptarët, këtë nevojë e ka vënë në pah Faik Konica, një ngamë të shquarit mjeshtër i letrave shqipe. Prej asaj kohe ai ikëshillonte lëvruesit e rinj të shqipes: ‘’S ‘është mjaft të marrë pendën njeriu dhe të nxinjë kartë , duhet të mësonjë të shkruajëme mjeshtëri, se s’arrin të hedhësh gurë më gurë për të ngriturnjë shtëpi , është nevojë t’i vësh gurët radhë më radhë që tëlidhen dhe të qëndrojnë shëndoshë e bukur ‘’.
Më pëlqeu dhe prandaj e fillova shkrimin me Faik Konicën dhe Kostandin Kristoforidhin sepse sot është 109 vjetori i Kongresit të Manastrit. Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Alfabetit është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor– 22 nëntor 1908 nëManastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjithaanët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj .Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta. Gjergj Fishta ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj te popullit shqiptar. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë.Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarëtë tjerë.
Shkronjat shqipe, rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhëssonë, si pjesë përbërëse të çështjes dhe lëvizjes kombëtareshqiptare, kanë historinë e tyre. Ata kanë ecur nëpër një udhë tëgjatë e të vështirë, po të lavdishme, kanë përshkuar shtigje tërrezikshme, kanë kaluar kurthe e pengesa të panumërta dhe gjithmonë kanë dalë fitimtarë.
Veprimtaria për shkruarjen e gjuhës sonë filloi, para së gjithash , më përpjekjet për ndërthurjen e një abc- je , shkronjat e së cilës të ishin sa më tëpërshtatshme për të plotësuar kërkesat që kushtëzoheshin ngaveçoritë e saj gjatë të folurit dhe gjatë ngulitjes së mendimevembi letër të themi shkurt: për një abc me të cilën tëshqiptoheshin sa më me përpikmëri tingujt dhe zërat e gjuhës së gjallë, në mënyrë që ajo jo vetëm të shkruhej e të lëxohej me samë pak vështirësi , por edhe të ruhej sa më besnikërisht bukuria e saj. Një luftë shumë e gjatë dhe tëpër e ashpër u bë përçështjen e abc –së shqipe midis njerëzve tanë të penës dhe atyre që përpiqeshin ta mbysnin dhe ta shuanin gjuhën tonë e, bashkë me të të varrosnin njëherë e përgjithmonë vetë kombësinëshqiptare.
Sa e sa atdhetarë nga më të diturit , nga më trimat dhenga më të vlefshmit i kushtuan jetën zgjedhjes dhe përpunimit të abc-së shqipe e jo më pak u flijuan për të , sepse ajo ishte njëçështje kombëtare thelbesore (Ibrahim D . Hoxha – Nëpërudhën e penës shqiptare).
Dy ngjarjet më të njohura për historinë e gjuhës shqipe mbeten dy Kongreset që mes veti ndajnë një periudhë të gjatë. Kongresi i Manastrit, i vitit 1908, dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, këto dy ngjarje të rëndësishme ishinrezultat i përpjekjeve të rilindasve tanë, ata ishin shumë të vetëdishëm, se vetëm me një alfabet të përbashkët dhe një gjuhë letrare për gjithë kombin shqiptarë kudo që ndodhenmund të dilet nga tuneli i errët që kishte zgjat shumë shekuj e që kishte pllakosur popullin shqiptar. Të kthehemi sot çdo ditë e më shumë shohim gabime drejtshkrimore në çdo vend qoftë edhe ato institucionale, nëpër rrjete sociale, rrugë, dyqane, etj, përse nuk shkruajmë siç duhet: ‘’xhdo dit më bën të lumtur‘’ këtë e hasim shumë shpesh por përse të mos jetë: ‘’ Çdo ditë më bën të lumtur ‘’,‘’ Xhdo ose Qdo ‘’ largoni nga fjalori juaj, shkronjën ë vendosni aty ku duhet e jo ku nuk duhet, shumë e jo shum, bukë e jo buk, shkronja y: Ylber e jo Ilber , por kripë e jo krypë. Gabime drejtshkrimore kemi kudo, nuk bëhemi më modern nëse nuk dimë ta shkruajmë gjuhën shqipe.
Sikur në bibliotekat tona të kemi të gjithë fjalorin e drejtshkrimit ajo është si një minierë ari për brezat në vazhdim, të mundohemi të përfitojmë sa më shumë për të njohur rregullat e drejtshkrimit dhe të folurit pastër dhe pa huazime të gjuhës së bukur shqipe.
Thonë: “Gjuha ruhet, atje ku shkruhet”!
Gëzuar festën! Të mësohemi si të shkruajmë!










