Roli i bibliotekave në zhvillimin e kulturës së leximit

Nga: Donika Bakiu

(Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit – 23 Prill)

Çdo vit, më 23 prill, shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një datë që nënvizon rëndësinë e librit dhe leximit në zhvillimin kulturor dhe arsimor të shoqërisë. Kjo ditë lidhet me emra të mëdhenj të letërsisë botërore si William Shakespeare dhe Miguel de Cervantes, duke simbolizuar trashëgiminë e pasur letrare dhe ndikimin e saj ndër breza. Në këtë kuadër, bibliotekat mbeten institucione kyçe në promovimin e kulturës së leximit dhe në ruajtjen e dijes kolektive. Bibliotekat dhe institucionet kulturore vazhdojnë të luajnë një rol kyç në nxitjen e leximit dhe edukimin e brezave.

Binas Pajaziti, drejtor në IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, thotë: “Numri total i huazimeve të librave gjatë vitit 2025: 24.914, respektivisht mesatarja për 1 javë afro 490 huazime. Numri total i lexuesve të regjistruar: 3796.Librat më të huazuar dhe më të kërkuar nga lexuesit: Letërsi për fëmijë dhe të rinj: (Në sektorin për fëmijë gjithmonë huazohen edhe lekturat shkollore që janë në planprogramin mësimorë të shkollave fillore) Lektyrat shkollore:“Doktori Ofmëdhemb”- Kornej Çukovski,“Pipi Çorapëgjata- Astrid Lindgren,“Hekurani në Artas”- Abdylazis Islami, “Rosaku i shëmtuar”- Hans Kristian Andersen,“Vogëlushja e hënës së gjashtë”- Moony Witcher,“Labirinti i mesnatës”- Rosie Banks,“Fëmijë normal”- Greg James dhe Chris Smith, Romane bashkëkohore:“Terapisti- Paris, B., A.,“Pas dyerve të mbyllura”- Paris, B., A., “Sekrete të një nate vere”, “Skandal në pranverë”, “Mëkate dimri”- Lisa Kleyas,“Parandjenjë e trishtë”- Banana Yoshimoto,“Të gjithë premtojnë Parisin” – Nasi Lera,“Jetë në një kuti shkrepësesh”- Fatos Kongoli,“Poezi të një jete” – Pablo Neruda, “Atje ku këndojnë karavidhet”- Delia Owens, “Krenari dhe paragjykim”- Jane Austen.Bibliotekat dhe institucionet tjera kulturore si shtylla të kulturës dhe përhapjes së dijes gjithmonë kanë luajtur rol kyç në shoqëri. Sot, këto institucione, po përballen me probleme të shumta dhe janë në luftë të vazhdueshme me përhapjen e teknologjisë e cila në një farë mënyre ka ndikuar negativisht në zhvillimin dhe ngritjen e nivelit kulturorë në mënyrën tradicionale dhe të sigurtë, ashtu siç ishim mësuar më parë.Megjithatë, edhe pse janë faktorë të shumtë që ndikojnë në “zbehjen” e dëshirës për të lexuar, Biblioteka në Tetovë përmes fondit të pasur me libra dhe aktiviteteve të ndryshme si promovime librash, punëtori edukative dhe gara për nxënës ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e dashurisë për leximin, veçanërisht tek të rinjtë duke u munduar që në këtë mënyrë të mbajë numër konstant (të qëndrueshëm) të lexuesve. Biblioteka vazhdon të mbetet një hapësirë e hapur për të gjithë ata që kërkojnë dije, informacion dhe zhvillim personal’’.

Teuta Osmani, këshilltare bibliotekiste në Bibliotekën e Institucionit Nacional – Qendra për Kulturë “ASNOM” në Gostivar, thotë:“Numri total i lexuesve është 1 600 anëtarë në të dyja repartet. Librat më të lexuar janë Lucinda Riley, ‘Motrat e Diellit’ dhe shumë libra të tjerë, Tess Gerritsen ‘I mbijetuari i fundit’ dhe tituj të tjerë, Michel Bussi ‘Për ty’. Kurse për librat e huazuar, përafërsisht 2000 kopje. Kurse lekturat shkollore më të lexuara janë Sigmund Freud, Ismail Kadare, Fyodor Dostoevsky, Victor Hugo.”
Nga Biblioteka “Koço Racin” në Kërçovë thonë:“Gjatë vitit në bibliotekë kemi pasur 1235 huazime të librave. Kemi 2229 lexues të regjistruar në bibliotekë. Librat më të kërkuar kanë qenë të autores Freida McFadden ‘Shërbëtorja’, ‘Shërbëtorja po vëzhgon’, ‘Të fshehtat e shërbëtores’, Ben Blushi ‘Jam mysliman’, Lea Ypi ‘Të lirë’, si dhe ‘Në kërkim të kuptimit’ nga Viktor E. Frankl.”

Nga Qendra për Kulturë në Dibër thonë:“Numri total i huazimeve të librave gjatë vitit aktual: 212. Numri total i lexuesve të regjistruar në bibliotekë: 4287.Librat më të huazuar / më të kërkuar:‘Kush e solli Doruntinën’ – Ismail Kadare,‘Lahuta e Malësisë’ – Gjergj Fishta,‘Gremina e dashurisë’ – Mustafa Greblleshi,‘Verorja’ – Rexhep Hoxha,‘Jevgu i bardhë’ – Vidoe Podgorec,‘Robinson Crusoe’ – Daniel Defoe,‘Pinoku’ – Carlo Collodi,‘Zoki Poki’ – Olivera Nikolova,Aventurat e Huckleberry Finn’ – Mark Twain,‘Xha Gorio’ – Honoré de Balzac.Romanet më të lexuara:‘Motra e humbur’ – Lucinda Riley,‘Zonjusha e mrekullueshme’ – Loretta Chase,‘Udhëtimi’ – Brandon Bays,‘Dasma’ – Danielle Steel,‘Dëshmitarja e zjarrit’ – Lars Kepler,‘Dhoma e fluturave’ – Lucinda Riley,‘E bardha që vret’ – Robert Galbraith.Biblioteka jonë luan një rol të rëndësishëm në promovimin e leximit dhe edukimin kulturor në komunitet. Ajo ofron qasje në literaturë të larmishme dhe programe edukative për të gjitha grupmoshat. Biblioteka shërben si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe nxitjen e dashurisë për librin.”
Nga Biblioteka “Tane Georgievski” në Kumanovë thonë: “Numri i përgjithshëm i huazimeve të librave gjatë vitit 2025: 27.272. Numri i lexuesve të regjistruar: 10.341 në sektorin për të rritur dhe 10.447 në sektorin për fëmijë. Librat më të huazuar ose më të kërkuar nga lexuesit ne kemi mbi 500 libra: “Doktori Ofmëdhemb”- Kornej Çukovski,’’Dyzet rregullat e dashurisë’’,Elif Shafak,’’Agati’’Kejtlin Glazgov, ‘’Historia e Skënderbeut ‘’ Odhise K.Grillo, „Ќерката на дрвосечачот“,Наде Стојилковиќ, Lucinda Riley,’’Propozim i një zotërie’’,’’Hajdi’’,Johana Shpiri,’’ Шеќерна приказна, Славко Јаневски,’’Pipi Çorapegjata’’ – Astrid Lindgren,’’Ana Karenina’’L.N. Tolstoj, ‘’Princi i vogël’’ – Antoine de Saint-Exupéry, :“Доктор оф боли”, Корней Чуковский etj’’.

Melinda Zhaku nga IN Qendra për Kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë, Biblioteka e qytetit, deklaron se numri total i huazimeve të librave në bibliotekë deri më 08.04.2026 është 1013 libra të huazuar. Numri i lexuesve është 635, në të cilët janë përfshirë edhe lexuesit e Bibliotekës së Vevçanit (degë e bibliotekës së qytetit).Librat më të huazuar ose më të kërkuar nga lexuesit (listë e shkurtër) janë: Freida Mc Fadeen “Shërbëtorja”, “Qiramarrësja” etj.

Ismail Kadare “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” etj.Ana Huang Seriali “Twisted”: “Dashuri”, “Lojë”, “Urrejtje”, “Gënjeshtra”;Lucinda Riley “Trëndafili i mesnatës”, “Vrasje në shtëpinë Flit” etj.Kristin Hannah “Grua në hije”, “Katër erërat”, “Motra tjetër” etj. Gjithashtu duhet theksuar fakti që lexuesit kanë shumë interes për librat psikologjikë, si p.sh.:
Dr. Nicole LePera “Si të punosh me veten” etj.David Brooks “Si ta njohësh një person” etj.

Daniel Walter “Fuqia e disiplinës” etj.Nga literatura për fëmijë, përveç librave shkollorë sipas plan-programit, këtë vit është kërkuar shumë “Harry Potter”.Në gjuhën maqedone, romanet më të kërkuara janë:Лусинда Рајли “Италјанската девојка”,Кристин Хармес “Сопругата на винарот”,Јелена Бачиќ Алимпиќ “Кројачот”, “Последните часови”,Nga literatura për fëmijë në gjuhën maqedone janë kërkuar këto libra:“Доктор оф боли”, “Ѕвездени перничиња”, “Белото циганче”,“Гилгамеш”, “Пиреј”, “Илијада”.Roli i bibliotekës sonë në zhvillimin e kulturës së leximit sot është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale shpesh e largojnë vëmendjen nga libri, biblioteka mbetet një hapësirë që nxit leximin, edukimin dhe zhvillimin personal.Biblioteka jonë kontribuon në disa drejtime kryesore:Nxitja e dashurisë për librin – përmes aktiviteteve të ndryshme si orë leximi, promovime librash dhe takime me autorë.Qasje e barabartë në dije – duke ofruar libra dhe burime për të gjitha moshat dhe kategoritë shoqërore. Edukimi i brezave të rinj – përmes bashkëpunimit me shkolla dhe organizimit të aktiviteteve edukative për fëmijë dhe të rinj.Hapësirë kulturore dhe komunitare – biblioteka shërben si vend takimi për aktivitete kulturore, diskutime dhe zhvillim të ideve.Në përgjithësi, biblioteka nuk është më vetëm një vend ku ruhen librat, por një qendër aktive që ndikon drejtpërdrejt në formimin kulturor dhe intelektual të shoqërisë’’.

Të dhënat dhe deklaratat e mbledhura nga bibliotekat në Gostivar, Kërçovë, Dibër, Tetovë,Strugë dhe Kumanovë tregojnë qartë se biblioteka mbetet një nga institucionet më të rëndësishme të jetës kulturore dhe arsimore në shoqëri. Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimit të mënyrave të informimit, libri fizik dhe leximi nuk kanë humbur rolin e tyre, përkundrazi vazhdojnë të jenë një nevojë e gjallë intelektuale.Rritja e numrit të lexuesve dhe huazimeve, si dhe interesi i vazhdueshëm për autorët klasikë dhe bashkëkohorë, dëshmon se kultura e leximit mbetet e qëndrueshme dhe në disa raste edhe në zhvillim. Kjo tregon se bibliotekat nuk janë vetëm hapësira të ruajtjes së librave, por institucione aktive që ndikojnë në formimin kulturor, edukativ dhe shoqëror të komunitetit.Në këtë kontekst, bibliotekat duhet të shihen si një investim strategjik për të ardhmen: ato janë ura që lidhin dijen me qytetarin, traditën me modernitetin dhe kulturën e leximit me zhvillimin e shoqërisë. Forcimi i tyre përmes mbështetjes institucionale, digjitalizimit dhe aktiviteteve promovuese mbetet domosdoshmëri për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës së leximit në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu