Sot do të mbahet takimi në procesin ‘Bërdo-Brioni, Pendarovski takime bilaterale me presidentët e rajonit

Sot në Bërdo të Kranjit, Slloveni, do të mbahet takimi i dhjetë jubilar i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni. Nikoqir i takimit është presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski, do të marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari dhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komshiq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Pas takimit, udhëheqësit pritet të miratojnë konkluzionet përfundimtare në lidhje me diss tema kyçe, siç janë procesi i zgjerimit të BE-së, përballja me pasojat e pandemisë Kovid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin Bërdo-Brioni, është planifikuar që Presidenti Pendarovski të ketë disa takime bilaterale me presidentët e rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu