Sot, Gruevski jep llogari për mercedesin

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re gjyqësore për lëndën e PSP-s “Tanku” ku të akuzuar kryesor janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski.

Lënda ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh.

Sot në Gjykatë dëshmi duhet të japin dëshmitarë të rinj, mes të cilëve shefi i sigurimit të Nikolla Greuvskit, Dejan Mitrevski – Urko./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu