Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-Covid, sipas të cilave për hyrje në një objekt gastronomik apo ndonjë ngjarje të organizuar do të nevojitet certifikatë që dëshmon marrjen e vaksinës ose vërtetim se e keni kaluar Kovid-19, së paku para një muaj e gjysmë.
Autoritetet thonë se masat e reja anti-Covid kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme merren pas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja nga 6,980 teste të kryera.









