Sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II

Sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Mijëra njerëz u mblodhën në Westminster Abbey, përgjatë rrugës prej 40km nga Londra qendrore në Windsor, me shpresë për të “kapur pak” nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II.

Në moshën 96 vjeçare, Mbretëresha ishte bërë simbol i stabilitetit mes ndryshimeve të vazhdueshme.

Krerë shtetesh nga e gjitha bota do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës për të kujtuar jetën e veprën e saj.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu