Sot, më 1 Gusht, InfoShqip mbush plot 10 vite nga dita kur nisëm këtë rrugëtim. Në vitin 2016 filluam me një qëllim të qartë: të ndërtonim një medium të besueshëm, të paanshëm politikisht dhe gjithmonë të drejtë me lexuesin shqiptar, dhjetë vite më pas, ky mbetet akoma parimi ynë kryesor.
Gjatë këtij rrugëtimi kemi kaluar shumë sfida, vështirësi dhe momente të bukura. Kemi raportuar për ngjarjet më të rëndësishme nga Maqedonia e Veriut dhe mbarë hapësira shqiptare, kemi përcjellë zërin e qytetarëve, denoncimet dhe shqetësimet e tyre, duke u përpjekur çdo ditë të jemi sa më pranë lexuesve tonë.
Sot, pas 10 vitesh, ndjehemi krenar që #InfoShqip është rritur dhe është shndërruar në një prej mediave më të lexuara nga shqiptarët. Kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Një falënderim i veçantë shkon për çdo lexues që na ka ndjekur, ka shpërndarë lajmet tona dhe ka zgjedhur InfoShqip për t’u informuar. Falënderojmë qytetarët që na kanë besuar historitë dhe shqetësimet e tyre, figurat publike që kanë qenë pjesë e raportimeve tona, si dhe të gjithë gazetarët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar ndër vite.
Ky 10-vjetor nuk është vetëm një moment për të kujtuar rrugën që kemi bërë, por edhe fillimi i një kapitulli të ri. Gjatë periudhës në vazhdim, InfoShqip do të vijë me risi, formate të reja dhe zhvillime të tjera, të cilat do të na afrojnë edhe më shumë me lexuesit tanë. Një kapitull i ri po nis.. 🚀
Në vazhdim mund ta shihni një infografik për ecurinë e InfoShqip gjatë dekadës së parë:











