Sot pritet dorëheqja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi pritet të japin dorëheqje sot, pas çka fillon procedura formalo-ligjore për përgatitjen dhe zgjedhjen e Qeverisë teknike të dielën, më 28 janar – 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 8 maj, dy javë para zgjedhjeve presidenciale.

Pjesëmarrjen në qeverinë teknike e zyrtarizoi edhe VMRO-DPMNE mbrëmë pasi Komiteti Ekzekutiv përcaktoi kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, por mbeti në qëndrimin e mosvotimit të qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu