Sot, Sead Koçan do të japë llogari para gjykatës

Sot, në Gjykatën penale do të mbahet seancë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”, ku i akuzuar i parë është sipërmarrësi Sead Koçan, kurse të akuzuar të tjerë janë edhe 5 individë të tjerë, dy fizikë e kurse 3 juridik, mes të cilëve edhe sipërmarrjet “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” për pjesëmarrje në tender në Termocentralet e Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, Sead Koçan dhe të akuzuarit e tjerë me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM në vlerë prej 17 milionë denarë.

Lënda, siç njoftoi PSP-ja, është formuar në bazë të bisedave të përgjuara nga të cilat dy të publikuara që nga 03.08.2011 dhe 06.10.2011.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu