Sot më 24 prill, saktësisht pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë, do të shpallet vendimi për tre të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Javën e kaluar, prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve.
Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq, i mohuan akuzat me të cilat ata ngarkohen.
Derisa, përveç tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ngriti aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe kryeterroristi Millan Radoiçiq, i cili nuk është arritur të kapet nga organet e drejtësisë.
Prokuroria më parë kishte kërkuar gjykim në mungesë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, por që u hodh poshtë si e pabazë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kush janë të akuzuarit në rastin Banjska?
Millan Radoiçiq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Alleksandar Millosavleviq, Llazar Smigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Millovan Kërstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçillo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Alleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Dukiq, Danillo Virijeviq, Alleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq dhe Vlladan Illiq.










